EDUARD LEKGJIKA
EDUARD LEKGJIKA – Kam përfunduar studimet në vitin 2000. Vite shumë të bukura ku jemi formuar dhe kemi krijuar miqësi që kanë zgjatur deri më sot. Shumë kujtime të jashtëzakonshme… eskursione të ndryshme, volejboll, diskutime dhe grupe debati… Kam patur raste të ritakoj shpesh disa nga mësuesit e mi. Lëvizjen HFI Alumni e shikoj me shumë pozitivitet, sepse rrjeti i ish nxënësve është gjithmonë shumë i rëndësishëm për zhvillimin.
Sot punoj në Departamentin e Thesarit, pranë Alpha Bank. Kam disa kolegë (ish nxënës) që punojnë bashkë me mua në të njëjtën bankë, ose në sistemin bankar në Shqipëri.
Mesazh: Studioni sa më shumë, pasi studimet do ju shërbejnë të përgatiteni për në universitet dhe më vonë, në ambjentin konkurues të tregut të punës!