Back

1. TOEFL IBT® (kurs përgatitor)

TOEFL IBT® është test i detyrueshëm për të gjithë studentët që duan të vazhdojnë studimet universitare dhe pasuniversitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky kurs ndihmon në përmirësimin e aftësive të nevojshme për të kryer me sukses TOEFL IBT®: Shkrim, Lexim dhe Dëgjim, Fjalor, Gramatikë. Tek ne do të gjeni instruktorë të kualifikuar dhe të çertifikuar për TOEFL IBT®. Ne ofrojmë teste individuale për të përmirësuar performancën tuaj në provim, duke rritur kompetencën tuaj për të qenë të suksesshëm në provimin TOEFL IBT®.

Kolegji Komunitar “Harry Fultz”

I liçensuar ne Shkurt 2006 si qender testimi nga ETS (Qendra Nderkombetare e Testimeve)

Testi TOEFL IBT® jepet çdo muaj pranë qendrës tonë. Afati i fundit i regjistrimit është 10 ditë para çdo date provimi. Pikët maksimale janë 120 dhe janë të vlefshme për një periudhe 2 vjeçare nga data e provimit. Ju mund të bëni regjistrimin online në adresën: www.ets.org duke përzgjedhur datën dhe qendrën tonë në Internet.

2.IELTS test

Kolegji Komunitar “Harry Fultz” në bashkëpunim me British Council qe nga viti 2020 organizon testin IELTS. IELTS është një test në gjuhën angleze për studim, migrim ose punë.

3.Mikrotik Academy

Kolegji Komunitar “Harry Fultz” që nga viti 2018 është akademi zyrtare e Mikrotik për zhvillimin e provimeve MTCNA (Mikrotik Certified Network Associate).  Per me shume detaje rreth programit MTCNA klikoni ketu (linku https://mikrotik.com/download/pdf/MTCNA_Outline.pdf)

4.Certiport Exams

Kolegji Komunitar eshte qender zyrtare per zhvillimin e provimeve online te Certiport. Provimet qe mund te zhvillohen tek ne perfshijne provimet zyrtare te Adobe (Photoshop, Indesign, Illustrator, Premier etj) , Autodesk (Autocad, Revit, 3Dmax etj) si dhe provimet MTA te Microsoft.

5.Cisco Academy

Kolegji Komunitar eshte akademi zyrtare CISCO dhe se shpejti do te mundesoje zhvillimin e provimeve online te CISCO CCNA per modulet kryesore.

6.Linux Foundation

Ne bashkepunim me Linux Foundation kolegji komunitar eshte partner zyrtar per zhvillimin e kurseve te Linux.

7. Dron Academy.

Kolegji Komunitar në bashkëpunim me Albadron është në proces të finalizimit si akademia e parë e droneve në Shqipëri.