- Të aplikojë moton “përsosmëri në edukim” duke inkurajuar nxënësit të jenë të shkëlqyer në çdo aktivitet edukativ.
- Të rishikojë dhe përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme programet mësimore, për të qenë në koherencë me zhvillimin shkencor, ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit dhe të botës.
- Të inkurajojë zhvillimin profesional të mësimdhënies dhe të stafit të saj, për të patur një ndërthurje të përgatitjes akademike me atë profesionale.
- Të formojë nxënës me personalitet të veçantë, që marrin përgjegjësi personale, kanë aftësi komunikuese, drejtuese, krijuese, mendim kritik, janë të ndershëm dhe të hapur për prurjet e reja.
- Të kultivojë tek nxënësit vlerësimin për familjen, komunitetin dhe rolin e tyre në procesin edukativ.
- Të forcojë burimet dhe shërbimet për të siguruar një mjedis stimulues që ndikon në formimin kulturor dhe në rritjen e vazhdueshme të nivelit shkencor të nxënësve tanë.