Këshilli Studentor ka objektiva të qarta për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të nxënësve si dhe mësimin praktik të rregullave dhe normave të demokracisë. Një përfaqësim i gjerë, i cili bën të mundur organizimin e një jete aktive në shkollë dhe më gjerë. Këshilli Studentor është përgjegjës për transmetimin e mendimit të gjithëkujt në organet më të larta drejtuese të shkollës. Ky grup nxënësish të përkushtuar i jep një mbështetje të veçantë zhvillimit të aktiviteteve dhe projekteve kurrikulare dhe jo-kurrikulare në shkollë. Pra bëhet fjalë për një qeveri të studentëve, nga studentët dhe për studentët.
Në krye të Këshillit Studentor qëndron Presidenti i shkollës, i cili zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga nxënësit. Më pas nga radhët e Këshillit Studentor zgjidhet Bordi i Këshillit Studentor. Pas zgjedhjes së presidentit zhvillohet ceremonia e betimit të senatit sipas protokolleve të paracaktuara në kushtetutën e shkollës.
Për vitin akademik 2020 – 2021 zgjedhjet për president u zhvilluan në Tetor ku fitues u shpall Redina Zeneli.
Redina Zeneli – Presidente
Anxhelo Jaçaj – Zv. President
Tea Kondraxhiu – Përfaqësuese e degës
Redina Zeneli – Presidente
Anxhelo Jaçaj – Zv. President
Tea Kondraxhiu – Përfaqësuese e degës
Redina Zeneli – Presidente
Anxhelo Jaçaj – Zv. President
Tea Kondraxhiu – Përfaqësuese e degës