Back

Nëse sot secili prej nesh kërkon më të mirën për edukimin dhe trajnimin, veçanërisht të fëmijëve tanë,atëherë ne duhet të përballemi me format më të përparuara të shprehjes kulturore e shkencore; na duhettë thellojmë njohjen tonë.

Sot, me përdorimin e shpeshtë të fjalës “zgjerim” besoj se para së gjithash na nevojitet një zgjerim i mendimit. Kjo mund të bëhet veçse në një shkollë ku strategjitë mësimore janë bazuar në programe,tekste mësimore e metoda moderne, të cilat u shërbejnë më së miri studentëve tanë.

Instituti “Harry Fultz”, përmes qëllimeve dhe pritshmërive akademike, ofron të gjitha mundësitë që ju të bëheni pjesë e një mjedisi akademik: një sistemi të konsoliduar, një gërshetim të përgatitjes akademike dhe teknike, një lidhje e ngushtë e teorisë me praktikën dhe gjithçka tjetër e drejtuar nga një staf i specializuar pedagogjik brenda dhe jashtë vendit, i përkushtuar dhe i gatshëm për një punë krijuese metodologjike bashkëkohore. Në këtë kuptim, përmendim logjistikën moderne, bibliotekën e pasur, palestrën dhe mjediset shplodhëse, komunikimin miqësor dhe një jetë shoqërore të kulturuar-një kampus të tërë, ku të nxënit dhe kënaqësia formojnë një harmoni të përkryer.