Back

KURSE DHE PROGRAME TE REJA

Sot në gjithë botën tendenca e përdorimit të makinave elektrike po rritet me shpejtësi, pasi eficenca e tyre është maksimale dhe kuptohet që të gjithë synojnë pikërisht të harxhojnë sa më pak të jetë e mundur dhe njëkohësisht të sigurojnë që ndotja për ambientin te jetë sa më minimale të jetë e mundur.

Programi synon të japë njohuri teorike dhe praktike pikërisht për këto lloj makinash të njohura si elektrike.

Qëllimi i këtij programi është të aftësojë studentët të njohin, diagnostikojnë dhe riparojnë makinat elektrike duke siguruar në këtë mënyrë punësimin e tyre të shpejtë, pasi sic dihet në tregun e punës në Shqipëri këto aftësi për momentin mungojnë.

Aparaturat mjekësore që po hyjnë në Shqipëri janë aparatura të fjalës së fundit të shkencës. Ato përdoren gjerësisht në sistemin tonë shëndetësor krahas aparaturave mjekësore të gjeneratave me te hershme. Eshte e nevojshme te sigurojme nje brez specialistesh  me aftesi te mira teorike dhe praktike  qe te punesohen ne kete sector shume  jetik per vendin . Tregu yne i punes ka mangesi te theksuara te  ketij brezi teknikesh  qe kane  aftesi per te riparuar keto aparatura.  Eshte kjo arsyeja qe Kolegji yne  ka hapur   kete kurs afatshkurter qe synon pikerisht aftesimin praktik te te rinjve do te plotesojne keto nevoja te tregut per kete profesion.

SAP eshte gjuhe programimi qe qendron sot ne qender te revolucionit te teknologjise se informacionit. Si lider ne tregun e aplikimit te software-ve  SAP ndihmon bizneset /organizatat te luftojne efektet demtuese te kompleksitetit dhe te gjenerojne mundesi te reja per rritje dhe inovacion , madje edhe per te qene ne krye te konkurrimit. Softwar-i SAP i ofron kompanive instrumenta te fuqishme per te menaxhuar financat, logjistiken, burimet njerezore apo fusha te tjera te rendesishme te menaxhimit te biznesit.  SAP jane programe kompjuterike per biznese qe operojne me sisteme software. Kompania nderton software qe jane specifikisht te dizenjuara te permiresojne funksionet e biznesit. Ato ofrojne software biznesi per recepsionet, sherbimet e klientit, si dhe programe per menaxhimin e burimeve njerezore apo inventarizimin e pajisjeve.

ABAP  është një gjuhë programimi përgatitur nga kompania SAP AG. Termi  ABAP qendron per inicialet e fjalëve gjermane Allgemeiner Prozessor Berichts Aufbereitungs, që do të thotë “Procesori i Përgjithshëm për Përgatitjen e Raporteve”.

Marketimi dixhital  është një term që nënkupton marketimin e produkteve ose te shërbimeve nepermjet  teknologjise dixhitale, kryesisht internetit. Ky marketim mund te realizohet edhe  permes  reklamave televizive, telefonise celulare dhe çdo mediumi tjetër dixhital. Në Shqipëri, vitet e fundit marketingu online vjen si një risi dhe pothuajse  te gjitha  bizneset kanë filluar të përfitojnë nga avantazhet që mund te sjellë marketingu online për rritjen e vizibilitetit si online ashtu edhe offline.

Avantazhet e marketimit dixhital jane te shumta por  nder me kryesoret  konsiderohen : shpejtesia e shperndarjes se informacionit ( kohe reale) ,  kosto minimale ose zero , outreach shume i larte, qe do te thote aksesohet nga miliona njerez kudo ne bote. Sot ne te gjithe boten ky lloj marketimi po gjen nje perdorim gjithnje e me te madh dhe po shenon rekorde  te jashtezakonshme.

Programi ”Specialist LINUX” eshte konceptuar si nje program alternativ i programit  Specialist IT per studente te interesuar te nisin nje karriere ne IT si Linux Sysadmin. Kursi eshte i pershtatshem per studente qe zoterojne njohuri baze te konsoliduara mbi sistemet informatike dhe i ambienton ata ne 48 oret e para me sistemet Linux. Me pas moduli i lidhjes se serverave Linux ne rrjet dhe ai i sigurise ne sistemet Linux bejne te mundur njohjen me te thelle te sistemeve Linux. Keto module kane disa tema kritike te cilat jane te domosdoshme per tu njohur para se nje student te marre persiper nje pune si Linux Sysadmin.

Qellimi i programit eshte te njohe studentet me artin dhe shkencen e fotografise, ne menyre qe t’i aftesoje ata per tregun e punes, per t’u vetepunesuar apo te punesohen si fotografe profesioniste ne kompani te tilla si agjenci lajmesh, redaksi revistash, dyqane fotografie, agjenci martesore, linja hotelesh e krocerash etj.  Per kete arsye, studentet marrin njohuri per perdorimin e aparatiteve fotografike dixhitale dhe analoge, me qellim jo vetem perhapjen e fotografise si pasion,  por edhe si profesion. Programi permban shpjegimin e literatures ne klase, praktike ne studio e natyre, projektimin dhe komentin e fotove nga instruktori, nxitjen e mendimit kritik, ore debati me profesioniste, ekspozita fotografike, praktike ne evente artistike, aktivitete sportive, sfilata, biznese te tilla si hotele, bare, restorante, etj.