Back

Vlerat që do të gjeni tek ne: Investojmë në risitë e fundit të zhvillimeve teknologjike, duke pajisur laboratorët me pajisje bashkëkohore për zhvillimin e një mësimi cilësorë dhe praktikë.

Punojmë me profesionistë në fushën e mësimdhënies, të cilët vijnë me eksperienë profesionale, me pjesëmarrje aktive në projekte të rendësishme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Grafikës dhe Dizenjimit si dhe me çertifikime të vazhdueshme nga kompani ndërkombëtare si CISCO, Microsoft Academy etj.

Ofrojmë shërbimin më të mirë ndaj komunitetit duke plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre për një edukim profesional dhe cilësor, rritje të përgjegjshmërisë qytetare dhe civile, aftësim dhe integrim efikas në tregun e punës.

Bashkëpunojmë me ekspertë të huaj dhe vendas në fushën e teknologjisë informative, teknike, elektronike dhe të biznesit, duke sjellë kurrikulat më cilësore që mbulojnë edukimin profesional.