Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Biznes”, nxënësi do të zotërojë këto aftësi të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e tyre, për të argumentuar opinionet për cështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse e menaxhuese për të ardhmen e tij.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
Aftësitë profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Biznes”
- Të hartojë një plan-biznesi për forma të ndryshme biznesi si: vetëpronësi, bashkëpronësi, korporatë prodhuese dhe tregtare.
- Të vlerësojë rezultatet e pasqyrave financiare (bilancin, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve), si matës të suksesit së kompanisë. Të vlerësojë llogaritjet e kostove, me qëllim menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare.
- Te analizoje nje bilanc te nderlikuar dhe te marre pjese ne marrjen e vendimeve per biznesin.
- Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale në biznes. Të analizojë të drejtat e detyrimet që duhet të zbatojnë ofruesit dhe konsumatorët në biznes.
- Të zotërojë standartet teknike të profesionit.
- Te perdore ne menyre efektive posten elektronike (e-mail) dhe te gjeje shpejt informacion specifik ne internet.
- Te shkruaje shume mire korrespodencen zyrtare ne gjuhen angleze.
- Të zbatojë parimet e etikës gjatë veprimtarive profesionale.
- Të analizojë tregun (tregun e produkteve, kërkesën, ofertën dhe sjelljen e konsumatorëve).
- Të analizojë efektet mikro dhe makroekonimike në biznes.
- Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit për qëllime të profesionit, programin përkatës kompjuterik për menaxhimin e aktivitetit në ndërmarrje.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional drejtimi “Biznes”
- Përfundimi me sukses i arsimit profesional, drejtimi biznes dhe specializimi në degët: financë kontabilitet, marketing dhe menaxhim, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar profesional. Ky arsim profesional i jep nxënësit mundësi t’i drejtohet tregut të punës si punonjës i mesëm i kualifikuar për t’u punësuar në njësi ekonomike të ndryshme, për kryerjen e veprimtarive që lidhen me fushën e ekonomisë dhe biznesit.
- Në përfundim te këtij kualifikimi nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimit në nivelin e studimeve universitare.