ERION OMERI
ERION OMERI – Kam perfunduar studimet ne vitin 1999. Une isha brezi i dyte pas rihapjes se shkolles, kishim vetem nje vit perpara nesh qe dukeshin gjithmone si me te preferuarit :-). Keshtu qe ishim te gjithe ne nje eksperience te re, si mesuesit ne nje shkolle te re ashtu dhe nxenesit. Une jam shume mirenjohes qe kisha mundesine te ulesha ne ato klasa shume te kompletuara. Fultz-i ka qene nje mundesi shume e madhe per mua. U njoha me shume shoke / shoqe (se mekanikja vuante 🙂 dhe me njerez shume te afte qe kane arritur e tejkaluar endrra ne jete. Nuk do te isha ketu ku jam sot po te mos ishte per inkurajimet e mesuesve.
Ne vecanti mbaj mend me gjithe zemer inkurajimet e mesuese Bukuries (letersi) e cila dalloi talentin per vizatim, e me inkurajoi te merrja pjese ne RinFest, ku per cudi dola me sukses. Fultz-i ne ate kohe na ofroi mundesi qe nuk ishin te mundura diku tjeter. Per shembul, interneti ishte ne fillimet e tij ne ato vite, dhe ne kishim kompjutera ne shkolle dhe u njohem me gjera qe mua me kane shtyre shume perpara te arrije synime te metejshme. Mesova aftesi me te cilat me vone fitoja dhe paguaja per shkollen e larte ngaqe punoja ne shkolle ne zyra te ndryshme ku programoja ne pergjithesi programe interneti. Ne pergjithesi e mbaj veten shume me fat dhe mirenjohes per mesuesit atje qe ishin shume te afte dhe qe besonin ne vlerat e shkolles. Mbaj mend qe shkolla kishte tre dege: Biznes, Elektronike, Mekanike. Une zgjodha Biznes sepse nuk desha te kufizohesha shume, por gjithmone kisha kuriozitet te futesha ne ato klasat e tjera per te pare se cfare ofrohej tek mekanikja dhe elektronika. Une mendoj se do te ishte me vlere qe studentet e cdo dege te prezantohen me programet e degeve te tjera, teknologjine qe mesohet, etj. Pika me e forte e kesaj shkolle eshte perkushtimi tek kualiteti i shkollimit dhe me konkretisht tek gjuha e huaj. Shkolla ishte nje inkubator endrrash dhe ne morem diturine baze dhe konfidencen te ecnim me tej; shume prej nesh zgjodhen Ameriken. Vetem tek shkolla ku isha une rastesisht u ndodhem tre nxenes nga Fultz-i. Shume prej nesh jemi munduar dhe kemi arritur ato endrra qe kishim. Studimet e larta i vazhdova per Shkenca kompjuterike, studimet MASTER per Administrim Biznesi dhe Shkenca kompjuterike. Mbas sukesit ne RinFest une u inkurajova shume ne aftesite e mija te mundshme ne Art dhe me tej ne Arkitekture. Ne vitin 1999 fillova te pergatitesha per planin e pare te vashdoja universitetin ne tirane per Arkitekture tek Universiteti Politeknik i Tiranes. Gjithashtu kisha bere pergatitje per nje plan te dyte gati te pamundshmem per te shkuar ne Amerike. Keshtu une mesoja per TOEFL-in dhe dilja dite per dite ne vere te beja praktike vizatime per provimin e Arkitektures ne ndertesa te ndryshme ne Tirane si te Pallati i Kongreseve, Muzeu Kombetar, Universiteti etj. Fitova studimet tek Universiteti Politeknik per Arkitekure. Ishte nje arritje thjesht bazuar ne dashuri. Pas dy muajsh filluan te me vinin letra pranimi nga Amerika, nga disa universitete per Art / Biznes. Pervec notave, qe nuk ishin keq, me ndihmoi shume arritja ne RinFest. Drejtor Arjani me kan ndihmuar jashte mase. Ata ishin shume krenar qe shkolla kishte sukses nga ana artistike edhe pse ne ishim ne pergjithesi shkolle teknike. Me nje sponsorizim shume fuqizues nga buri i tezes, Besim Shehu (Cipi), me shume shpresa une e lash shtepine e sigurte ne Tirane, Arkitekturen, per te provuar fatin ne Amerike. U vendosa ne Wisconsin, ku mbarova per Informatike. Sot jam Senior Software Engineer (programues) ne nje kompani sherbimesh telefonike. Pasionin per Art nuk e kam lene, vashdoj me shume me fotografi tani. Fatkeqesisht nuk ruaj shume kontakte me mesuesit, ndersa me shoket po. Kam takuar disa prej tyre dhe kemi shkuar neper dasma, etj. Kam shume qef te rikthehem per te vizituar shkollen, te sjell dy binjaket e mij te shohin vendin ku kam studiuar. HFI Alumni e shikoj si nje levizje me shume vlera, kjo menyre eshte shume e perhapur ne Amerike. Ju uroj sa me shume suksese.
Mesazh: Dua ti pergezoj te gjithe ata qe studjone me shpirt dhe i perkushtohen shkolles. Kini besim se eshte shume e mundur te cash me drejtesi ne jete kur di se si. Jeni ne shkollen me te mire ne Tirane me historik te heret susksesi. Ndiqni endrat pa frike dhe mos u trembni nga pengesat sado te pakalueshme te duken