Aftësitë e përgjithshme të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”, nxënësi do të fitojë këto aftësi të përgjithshme:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
Aftësitë profesionale të nxënësit në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Të administrojë punën në servis në të cilën ushtron veprimtari.
- Të organizojë vendin e punës në servis dhe të përdorë mjetet dhe pajisjet kryesore të servisit.
- Të bëjë kontroll diagnostikim të makinave.
- Të kryejë veprimet për blerjen dhe shitjen e pjesëve të ndrimit të makinave.
- Të punojë në institucione shtetërore në drejtim të mirëmbajtjes dhe manaxhimit të mjeteve të transportit.
- Të punojë si Manaxher dhe Teknik në sektorin e shitjeve të makinave.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”
- Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Auto-mekanikë”, e pajis nxënësin me çertifikatën e punonjësit të kualifikuar. Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si punonjës i kualifikuar nё njësi ekonomike të ndryshme për kryerjen e veprimtarive që lidhen me fushën e sherbimit dhe riparimit të makinave, si drejtues servisi apo të vetëpunësohen në servisin e tij.
- Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet e larta në degën e Inxhinierisë së transportit apo në degë të ngjashme në Universitetin Politeknik.