Back

Qëllimi i arsimit profesional për drejtimin Elektronikë është përgatitja e nxënësit nga ana teorike dhe praktike nëpërmjet lëndëve teorike bazë dhe profesionale. Kjo bën të mundur vazhdimin e studimeve të mëtejshme dhe punësimin në fushën ku ka aplikim ky specialitet si: Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit; Industria Elektronike, Mekatronike dhe inspektimi e mirëmbajtja e pajisjeve elektronike. Përgatitja cilësore teorike dhe praktike i mundëson nxënësit aftësi si:

a) Njohjen e pajisjeve e metodave matëse dhe diagnostikuese të fushës së elektronikës;
b) Përdorimin e elementeve elektronike për ndërtimin e skemave funksionale;
c) Mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit;
d) Programimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit;
e) Instalimin e sistemeve operative dhe software në pajisjet e teknologjisë së informacionit e komunikimit.

Formimi i përgjithshëm teorik dhe praktik i nxënësve për të përvetësuar njohuri dhe aftësi profesionale;

Në përfundim të arsimit profesional, nxënësi ka përfituar aftësi profesionale në: Sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit; Arkitekturën kompjuterike hardware dhe software; Programimin në gjuhën Python, C++ dhe Java; Njohuri mbi administrimin e rrjetave kompjuterike; Rrjetat e telekomunikacionit, telefonike e GSM; Përdorimin e aparatëve matës analog dhe dixhital; Ndërtimin e skemave funksionale elektronike; Përdorimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike.

Mundësia e punësimit në fushën profesionale të nxënësve si specialistë të teknologjisë elektronike;

Përgatitja teorike dhe praktike u krijon mundësi nxënësve të punësohen në shumë fusha si: Bizneset e furnizimit dhe mirëmbajtjes me pajisje kompjuterike e të TIK; Në institucione publike e private për administrimin e mirëmbajtjen e rrjetave kompjuterike, pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve operative; Në kompanitë e telefonisë fikse, të lëvizshme dhe të shpërndarjes së Internetit; Në mediat audiovizive; Në fushën e industrisë prodhuese për të programuar makineritë dhe për të mirëmbajtur sensorët dhe pajisjet e kontrollit elektronik/mekatronik.

Krijimi i aftësive për arsimimin e mëtejshëm të nxënësve (arsimi i lartë).
Programi i shkollës ka prioritet shkencor për t’i dhënë nxënësit mundësinë e konkurrimit në të gjitha fushat e arsimit të lartë me prioritet ato inxhinierike.