Shkolla e mesme “Harry Fultz” ka filozofi, zhvillim, perspektivë dhe vizion ndërkombëtar. E vetëdijshme për unikalitetin e saj, ajo mundëson zhvillimin e standardeve të larta akademike, profesionale dhe parimeve të larta të karakterit. Shkolla jonë ka arritur një përparim të dukshëm në procesin e edukimit, duke inkurajuar:
– Zhvillimin e aftësive në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë
– Shkrirjen e njohurive akademike me eksperiencën profesionale brenda klasës
– Zhvillim të gjerë kulturor dhe përgjegjësi shoqërore.
Bashkëveprimi i ngushtë mësues – prindër – nxënës ndihmon në përcaktimin e synimit, aftësive dhe mundësive për të ardhmen. Programet tona të modeluara sipas eksperiencës së përparuar europiano – amerikane u ofrojnë nxënësve mundësi për t’u thelluar në studime të mëtejshme.
Të realizojë edukim cilësor dhe të qëndrueshëm të nxënësve sipas standardeve europiane dhe botërore, t’i pajisë ata me njohuri të larta akademike, t’i përgatisë në fushën e kërkimit të pavarur shkencor, për t’u bërë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë.