
Kurrikula në gjimnazin e ri është e organizuar në:
- Kurrikula bërthamë
- Kurrikula me zgjedhje.
Kurrikula bërthamë është e detyruar dhe e njëjtë për të gjithë nxënësit.
Lista e lëndëve me zgjedhje të detyruar e miratuar nga shkolla dhe e parapelqyer nga nxenesi i jep prioritet:
- Matematikës së avancuar.
- TIK i avancuar.
- Autocad-it dhe vizatimit teknik.
- Teorisë së dizenjimit me aplikimet e saj.
Ky organizim u mundëson nxënësve një formim të përgjithshëm të plotë dhe të përditësuar.
Përvoja tregon se një bazë e plotë mësimdhënie i bën nxënësit më të zotë për çdo dege të shkollës së lartë. Kjo shumëllojshmëri zgjedhje i ofron nxënësit mundësinë të përballojë me sukses ndryshimet dhe të përshtatet me kurrikulën me zgjedhje si dhe mundësinë e një specializimi të ngushtë të tyre..
Kurrikula e gjimnazit synon të pajisë secilin nxënës me njohuri, aftësi dhe qëndrime të cilat t’i bëjnë të mundur:
- Studimet Universitare me një gamë të gjerë zgjedhjesh;
- Të njohë përgjegjësitë e tij ndaj vetes dhe t’i përmbushë ato;
- Të bëjë zgjedhjet e tij të suksesshme ekonomike;
- Të bëjë zgjedhjet e tij të suksesshme të karrierës;
- Të japë ndihmesë për shoqërinë;
- Të ndihmojë në zhvillimet ekonomike dhe publike të vendit;