
EDLIRA CEPANI
EDLIRA CEPANI – E kam filluar gjimnazin prane Shkolles Harry T. Fultz deri ne fillim te vitit te katert dhe me pas studimet e shkolles se mesme i kam mbaruar ne vitin 2000 ne Itali. Vitet ne Harry Fultz kane qene nder me te bukurat e jetes sime akademike! Nje shkolle e ngritur me pasion, me vlera e mbi te gjitha me sensin e forte te praktikes, qe karakterizon sistemin amerikan te studimeve. Politika drejtuese te shkelqyera, trupe akademike e jashtezakonshme dhe nje komunitet i rralle vlerash qe nga studentet e deri tek drejtuesit. Kujtime te bukura ka pafund, por nese do te theksoja disa, do te ishin padyshim ditet e praktikes se biznesit (une kam studiuar ne degen biznes) gjates se cilave ne kishim krijuar e bere krejtesisht funksional nje biznes tonin (kancelari brenda shkolles) dhe e manaxhonim vete. Patjeter qe nese permend Harry Fultz, mendja te shkon tek aktivitetet extra-kurrikulare qe nuk mungonin asnjehere ne kete shkolle.
Ato ishin eksperienca te jashtezakoshme per ne, qe nga gazeta Laboremus, krijimi i keshillit te studenteve, organizimet e eventeve brenda shkolles, etj. Sot do ndryshoja vetem nje gje; deren qe mbyllej FIKS ne orar heret ne mengjes 😊. Mendoj se suksesi i sistemit te studimeve ne Harry Fultz eshte rezultat i disa elementeve qe kane bashkevepruar ne menyre te duhur me njera tjetren, qe duke filluar nga zgjedhja dhe ndjekja me rigorozitet e sistemit amerikan, tek stafi akademik i perzgjedhur e deri tek investimi serioz ne ambjentet ku zhvillohen studimet (laboratoret, klasat, palestrat, etj). Patjeter qe elementi kryesor i suksesit eshte PRAKTIKA e cila e ka karakterizuar ne cdo hap sistemin e studimeve ne Harry Fultz.
Sic e permenda dhe pak me pare, pervec sistemit amerikan ne cdo element, ajo cka une konsideroj si piken me te forte te studimeve ne kete shkolle ka qene integrimi i teorise me praktiken. Thuajse cdo gje e studiuar ne teori, zhvillohej edhe ne praktike. Gjithcka e studiuar dhe e realizuar edhe ne praktike (si psh ngritja e biznesit te vogel nga nxenesit e deges biznes – kancelari brenda shkolles – na dha mundesine te preknim cdo hap qe lishim studiuar ne teori, qe nga plani i biznesit e deri tek pjesa e kontabilitetit). Une kam studiuar drejtesi dhe ne fakt e kisha vendosur drejtimin e studimeve te larta qe para se te hyja ne shkolle te mesme. Pikerisht per kete arsye shume njerez me pyesnin shpesh pse kisha zgjedhur nje shkolle teknike dhe degen biznes per shkollen e mesme, per edhe atehere, edhe sot mendoj se eshte nje kombinim shume i vlefshem dhe mua me ka ndihmuar shume ne cdo hap te karrieres. Pas studimeve ne Harry Fultz une kam jetuar shume vite larg Shqiperise, por patjeter qe kam mbajtur dhe mbaj kontakte me mesuesit e mi te asaj kohe. Ata kane qene pjese shume e rendesishme, jo vetem e formimit akademik por edhe social te te gjitheve neve. Disa prej miqve me te mire qe kam sot jane muq te gjimnazit. Edhe tani qe jam kthyer jam munduar, me aq sa me lejon koha ne dispozicion, t’i mbaj kontaktet me shkollen. Gjate koheve te fundit kemi kryer edhe nje bashkepunim te vlefshem ne kuader te nismes “Fuqizojme te Rinjte Parandalojme Dhunen” te implementuar nga Rrjeti “Barazi ne Vendimmarrje” qe drejtoj aktualisht. Une do ta vijoj gjithmone me deshire cdo mundesi bashkepunimi e mbeshtetje te gjimnazit tim.HFI Alumni eshte nje nga pikat e forta te Harry Fultz, ashtu si edhe perzgjedhja e nxenesve me nje procedure rigoroze. Komuniteti i nxenesve ka qene nje model suksesi dhe eshte reflektuar pa dyshim tek arritjet e tyre profesionale. Pjesa me e madhe e te diplomuarve ne Harry Fultz qe une njoh, kane arritur shpejt te jene ne pozicione drejtuese kudo ne tregun e punes. Sot jam juriste, me specialitet ne fushen e te drejtave te njeriut. Aktualisht jam angazhuar ne sektorin e shoqerise civile, drejtuese e Rrjetit “Barazi ne Vendimmarrje”.
Mesazh: Shijojeni sa me shume kete kete periudhe te bukur dhe te rendesishme te jetes, si edhe investoni ne potencialin e tyre duke patur privilegjin per te studiuar ne nje shkolle qe ka cdo standard te nevojshem per te formuar nje te ardhme te sukseshme.