Back

Kolegji Komunitar Harry Fultz siguron edukim të vazhdueshëm programe mësimore cilësore që realizohen nëpërmjet një teknologjie moderne për të mbuluar nevojat bashkëkohore të komunitetit. Kolegji Komunitar shërben si urë lidhëse ndërmjet komunitetit, biznesit dhe institucioneve të arsimit dhe formimit profesional dhe i përgjigjet aktivisht nevojave për ndryshim të komunitetit dhe luan rol në zhvillimin social ekonomik të vendit. Kolegji Komunitar Harry Fultz ka si objektivë: Sigurimin e një edukimi të vazhdueshëm për rritje profesionale, kulturore, ekonomike dhe shoqërore.