Back

Kolegji Komunitar “Harry Fultz” është krijuar në mars të vitit 1995. Ne ofrojmë kurse trajnimi për kompani, institucione private dhe shtetërore, organizata qeveritare e joqeveritare sipas kërkesave të tyre (Tailor Made Courses). Këtu mund të përmendim kurset e organizuara për kompani e organizata si: ANTA, Lufthansa, Uzina Elektromjekësore, American Bank of Albania, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit të Tiranës, Gjykata e Rrethit Lezhë dhe vitet e fundit kurset e organizuara për: Bankën e Shqipërisë, PRIMO, Vodafone, Instituti i Sizmologjisë, Banka Credins, Albtelekom…etj.

Duke filluar nga Tetori 2000, Kolegji Komunitar Harry Fultz është anëtar i “American Association of Community Colleges”, që na mbështet për të arritur nivele të larta, të krahasueshme me kolegje të tjera amerikane anëtare të kësaj shoqate.

Kolegji, tashmë i pajisur me infrastrukturë dhe teknologji moderne sipas standarteve botërore, ofron kurse trajnimi në fushën e teknologjisë së informacionit, biznesit, gjuhëve të huaja dhe teknikave të aplikuara.

Në shkurt të vitit 2006 Kolegji Komunitar Harry Fultz liçensohet si Qendër Testimi nga ETS (Qendra Ndërkombëtare e Testimeve). Në përfundim të kurseve apo programeve studentet pajisen me çertifikata ose diploma të cilat njihen nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale.

Këto vite tashmë jemi të afirmuar në trajnime stafesh të kompanive kryesore në fushat: Teknologji Informacioni; Gjuhë të Huaja dhe Teknika të Aplikuara.

Disa nga kompanitë kryesore me të cilat kemi bashkëpunuar këto vite janë: Banka e Shqipërisë, Credins Bank, BKT, Intesa San Paolo, Union Bank me kompanitë telefonike si: VODAFONE, AlbTelekom, ONE Telecommunications, etj…