JURI YMERAJ
JURI YMERAJ – Kam përfunduar studimet në vitin 2008. Kot nuk thonë që vitet e gjimnazit janë më të bukurit në jetën e një individi. Kam shumë kujtime të bukura nga ajo kohë; eskursioni në Sarandë, mbrëmja e maturës, orët në oborr, etj. Shija që mbetet nga ajo përvojë, është e shkëlqyer. Stafi akademik është një ndër pikat më të forta të kësaj shkolle. Formimi në këtë shkollë më ka rritur vetëbesimin, pasionin rreth fushës sime të studimeve…githmonë kam dashur të ritakoj mesuesit, por nuk kam patur rast. Kam shumë miq nga ajo shkollë.
Unë sot jam Inxhinier baterish në tematikën e elektromobilitetit, në kompaninë FEV.
Mesazh: Shijoni çdo moment, angazhohuni në shkollë, zhvillohuni dhe më e rëndësishmja, ëndërroni! Vështirësitë e provimeve, projekteve, marrëdhënieve në shkollë kalojnë dhe asgjë nuk duket e pamundur. Rëndësi ka mësimi që fiton per veten tënde.