BELA LLACI
BELA LLACI – Studimet ne shkollen “Harry Fultz” i kam perfunduar ne 2008. Per mua ato vite ishin shume te bukura, vite pune intensive ne nje shkolle me standarte te larta me mesues te pergatitur e ambjent social te shkelqyer. Nga shkolla kam mjaft kujtime te bukura, por ajo qe do e vecoja ishte kur u perzgjodha nga programi per shkembime kulturore (YMCA) duke punuar per dy muaj ne Amerike. Eksperienca e pare e imja me punen por dhe me nje mjedis multikulturor. Pervoje mbreselenese. Gjithmone ka vend per permirsime, dhe ne nje shkolle me nivel te larte si kjo e jona:
- Si shkolle e mesme profesionale, nese do te kete te inkorporuar praktiken, cka mungon ne shume shkolla shqiptare, mendoj se kater vjet do te ishte normale, ne te kundert, tre vjet eshte mese e mjaftueshme. Por une besoj se pavarsisht nga keto sygjerime, kjo shkolle dallohet nga te tjeret dhe per potencialet qe ka per tiu pershtatur me mire dhe me shpejt nevojave te tregut te punes.
- Te kete lektore te ftuar jo vetem me background akademik, por sidomos sipermarres te suksesshem, specialiste e profesioniste te zot, te cilet I ofrojne auditorit nje kendveshtrim praktik dhe nxisin inciativen sipermarrese te studenteve.
- Dua ta theksoj se praktika dhe intership-et sherbejne per te ngushtuar hendekun midis pregatitjes teorike dhe asaj cka ne gjejme ne realitetin e biznesit. Ne kete menyre pershtatja e specialisteve me kerkesat e puneve konkrete eshte e prekshme. Nderkohe e gershetuar mire me mesimin teorik I orjenton me shpejt te punesuarit me tendencat e ndryshimit te puneve per sot e per te ardhmen.
- Mesuesit duhet te marrin pervojen e shkollave te biznesit analoge jashte vendit duke sjelle nje experience dhe permirsim ne mesimdhenie. Sigurisht qe kjo ka kostot e veta, por qe une mendoj qe jep frytet shume shpejt ne cilesine e pregatitjes profesionale te studenteve dhe ne permirsimin e imazhit te shkolles, gje qe perkthehet ne rritjen e kerkeses per kete shkolle.
Shkolla HF ka disa pika te forta: Kurrikula eshte e certifikuar nga shkolla te avancuara te modelit anglo- sakson, Literatua ne gjuhen angleze pervec perdorimit te teksteve te autoreve te mirenjohur, ndihmon dukshem ne pervetesimin e gjuhes se biznesit qe eshte anglishtja, Shkolla ka nje pervoje shume vjecare si shkolle profesionale, me reputacion dhe eshte gjithmone e preferuar nga studentet nga e gjithe Shqiperia, Infrastruktura (biblioteka, laboratoret e informatikes, te mesimit te gjuhes se huaj etj), sherben si nje sistem back up, qe garanton efektivitet dhe cilesi te larte ne mesimdhenie, Mjediset e jashtme jane te mjaftueshme dhe te pershtatshme qe studentet te kalojne kohen e lire. Shkollen e larte dhe masterin e vazhdova ne Fakultetin Ekonomik (W.P. Carey), dega Kontabilitet si dhe Certifikate ne Binzes Nderkombetar ne Arizona State University, ne te cilen pata nje avantazh ne krahasim me te tjeret pasi, kisha studjuar ne nje shkolle biznesi me orientim amerikan dhe sepse zoteroja mjaft mire gjuhen angleze sidomos ate te fushes se profesionit. Keto si dhe te studjuarit, me bene te arrija rezultate te larta si ne bachelor ashtu edhe ne master. Kam mbajtur lidhje me zysh Olianen, Martineten dhe Mirelen, por angazhimet e mija mjaft impenjuese, me kane limituar mundesine e kontakteve te shpeshta. Do te deshiroja shume qe te jem me e pranishme ne shkollen time edhe ne menyre virtuale. Une punoj jasht vendit dhe koha qe kaloj ne Shqiperi eshte shume e paket, keshtuqe nuk kam pasur mundesi te kthehem edhe pse e kujtoj shpesh. HFI Alumni e shikoj me shume perspective. Duke qene nje shkolle me tradita dhe orjentim te kahershem perendimor, ka qene gjithmone ne avangard edhe per gjerat qe lidhen me perfitimet e komunikimit nderstudentore, ndaj kjo levizje eshte vazhdim dhe stad me I larte I kesaj tradite ne kushte e favorshme te perdorimit te teknologjise se informacionit. Aktualisht kam pese vjet qe punoj si shefe auditimi ne kompanine PricewaterhouseCoopers (PwC) ne Arizona Amerike. Megjithate ne fillim te Marsit nis nje rol te ri ne Departamentin e Inovacionit ne PwC, Florida, qe merret me krijimin e sistemeve nepermjet teknologjis e inteligjences artificiale qe automatizojne procesin e auditimit ne Amerike.
Mesazh: Jepni 100% vemendje lendeve te ndryshme qe ofron Harry Fulz sepse formimi I gjishanshem do ju ndihmoje ne te ardhme. Gjithashtu, perfitoni nga avantazhet qe ofron shkolla (program exchange ne Amerike, praktikat, Alumnus HFI etj.) dhe mos e nenvlersoni fuqine e networkut. Shfrytezoni kete iniciativ te re per tu njohur me alumni e per te eksploruar karierat e ndryshme.