
EDMOND DEMOLLARI
EDMOND DEMOLLARI – Kam përfunduar studimet në vitin 2003. Sjell ndërmend vite të bukura, sfiduese, hapësira për të zgjeruar njohuritë në çdo fushë të dijes. Mbaj mend laboratorët (mekanika në veçanti) … mezi prisja të realizoja praktikën e parashikuar në program. Do të dëshiroja që shkolla të rrisë bashkëpunimin me universitetin përmes programeve të ndryshme, duke nxitur rritjen e nivelit studentor dhe akademik. Ndër pikat më të forta të edukimit në këtë shkollë, është literarura, sidomos në gjuhën angleze. Metodologjia e shpërndarjes së njohurive që kjo shkollë ofron, është vërtet unike.
Një BRAVO e madhe për drejtuesit e shkollës! Përfundova studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, duke ndjekur të njëjtën degë si në shkollën e mesme dhe më pas përfundova studimet Master në Czech University of Life Sciences në Pragë. Prej 3 vitesh jam Pedagog pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, dega: Agroturizëm. Me nostalgji kujtoj disa emra të nderuar profesorësh: Prof. Loreta, Prof. Musai, Prof. Naimi, etj. Pjesërisht ruaj kontakte me ish shokët e klasës, jeta i ndan rrugët për gjithsecilin prej nesh. HFI Alumnus është një iniciativë shumë e goditu r. Do të na mbajë lidhur ngushtë me shkollën.
Mesazh: Jeto jetën në baze të rregullave. Mëso sa më shumë gjatë kohës tënde. Sfido vështirësitë që shfaqen përpara dhe mos bëj mbrapa! Korr atë që mbjell! Të mësuarit nuk të lë asnjëherë në baltë!