ALDIOR ZEKA
ALDIOR ZEKA – Kam përfunduar studimet në vitin 2003. Në Fultz kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime. Kemi krijuar një lidhje të veçantë me stafin e shkollës dhe me shkollën si identitet. Ai që ka mbaruar Fultz-in e kupton mirë këtë! Kujtoj me nostalgji ditën e diplomimit… jam emocionuar shumë në derën e shkollës. Të diplomohesh në Fultz është e vështirë, por kush e përfundon mbetet i suksesshëm. Kjo shkollë të lidh me veten e saj përmes organizimit të proçesit mësimor dhe aktiviteteve.
Jam punësuar menjëherë pas diplomimit nga kjo shkollë. Vazhdoj të punoj në të njëjtën kompani “AGNA group” që prej vitit 2003. Jam System & network engineer Manager.
Ruaj lidhje të ngushta me disa profesorë; këtu kujtoj Prof. Enkeleid Miçalliu, një ndër miqtë e mi më të afërt në këtë shkollë… ruaj marrëdhënie edhe vitet e fundit për shkak të profesionit. Flas gjithnjë me krenari për Fultz-in dhe brezat e tij. Lëvizjen HFI Alumni e shikoj me shumë interes, dhe jam i sigurtë se do të jetë një përparësi për shkollën, ashtu si çdo gjë e re dhe e mirë e prodhuar aty.
Mesazh: Shijojini vitet në Fultz dhe vlerësojeni shkollën për sa kohë që jeni aty, sepse kjo shkollë do të bëhet krenaria dhe udhërrëfyesi i jetës tuaj. Askush që ka përfunduar Fultz-in, nuk ka dështuar!