
Cmimi i parë për dokumentarin “Dritë -Hije”
Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua ceremonia përmbyllëse e programit edukativ “Mbresa” në bashkëpunim me Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit – ISKK.
Nxënësit e shkollës sonë u paraqitën me shumë punime që kishin në fokus Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit XX.
U vlerësua me çmimin e pare nga juria dokumentari “Dritë-Hije”,punuar nga nxënësit e shkollës sonë.
“Ky film,- u shpreh Dr.V.M.Grosha,- vendosi standard të ri për punimet e ardhshme.”
Gjishtashtu u vleresuan me cmimin si punime të arrira instalacioni i nxënësve Altis Aliko, Niki Milkani, Marti Milkani; dhe Sara Çela me ese.
Instalacioni, projekt spiunazhi, i nxënësve Julian Shabani, Tedi Mihali, Redi Deva, Henri Hoxha, Gerald Hysi u vlerësua me çmimin e tretë.
“Historia, nëse nuk kujtohet, është e destinuar të përsëritet!”
(Dr.dom. M. Lumçi)