Ceremonia e ndarjes së certifikatave për klubet e departamentit të elektronikës!
Ceremonia e ndarjes së certifikatave për klubet e departamentit të elektronikës!
Aktiviteti shumë i veçantë dhe emocionues u zhvillua më së miri falë dedikimit të nxënësve të cilët u morën me foninë, muzikën (Maksimilian, Ante), foto/ video (Joel) dhe dy folës (Ergis, Izabel).
Në aktivitet ishin të pranishëm stafi i departamentit të elektronikës, nxënësit e klubeve dhe drejtoresha e shkollës Znj. Brikena Baxhaku.
Këtë vit tre ishin klubet më të suksesshme; “Robotika”, “Open-Source”, dhe “Multimedia”.
Robotika, 85 certifikata, me një pjesëmarrje prej 73 nxënës, 28 vëzhgues nga vitet e 2-ta, 29 pjesëmarrës nga vitet e 3-ta, 16 mentorë nga vitet e 4-ta dhe 4 mësues mbikqyrës (Shefe e departamentit Znj. Eneida Allkoçi, Klarens Hoxha, Eni Çoku, Jurgen Metalla)
Open-Source, 5 certifikata për këtë vit, klubi kishte 4 mësues mbikqyrës (Devis Merdini, Andi Gjeta, Ilda Fishti, Jurgen Metalla).
Multimedia me 60 nxënës, klubi nën mbikqyrjen e mësuesit (Jurgen Metalla) dhe nxënësit (Ergi Hysa) ka mbledhur nxënës të klasave të drejtimeve; elektronikë, biznes, automekanikë dhe gjimnaz, dhe këtë vit dha 82 certifikata.
Më të mirët ishin
Robotika:
Fituesit e “Panairi Robotika 2022-2023” Maldin Xhahu, Kleo Doci, Hergi Ibrahimi, Arges Basha, Negi Latifi
Best: Tedi Mihali, Gerald Hysi, Henri Hoxha, Julian Shabani, Maldin Xhahu, Kleo Doci, Arges Basha, Erik Havari, Kristi Prifti
Honor: Marlin Nano, Leart Qefalia, Frajdi Zyla, Daniel Bundo, “Grupi Uno”, të cilët kanë sjellë rezultate shumë të larta në elektronikë brënda dhe jashtë vendit duke përfaqësuar denjësisht departamentin dhe shkollën.
Multimedia:
Fituesit e “Art Exhibition 2022-2023” Ergi Hysa (gjithashtu president i klubit), Marti Milkani, Ante Bilbili, Joel Bakiu, Maksimilian Myzeqari, Geri Meçi, Tea Çoçoli, Gjeorgjia Mertiri