Festat e Nëntorit veshën “Harry Fultz”-in me ngjyra kombëtare.
Klubi i teatrit të shkollës, nën drejtimin e mësueseve të letërsisë Brikena Beja dhe Iris Hajdini, vunë në skenë dramën “Hisja e diellit”, nga dramaturgu i paharruar Fadil Kraja.
Nxënësit përmes interpretimit të tyre na risollën dhe njëherë në kujtesë figurat që kontribuan për krijimin e shtetit shqiptar.
Gëzuar festën e Flamurit!