Ekspozitën me rastin e 100-vjetorit të themelimit
Instituti “Harry Fultz” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në ekspozitën me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Shkollës Teknike të Tiranës, më vonë ish-Politeknikumi “7 Nëntori” dhe sot instituti “Harry Fultz”.
Ekspozita përmban materiale arkivore nga fondet e arkivit të shtetit, të cilat sjellin një dimension historik të nisjes së një edukimi tërësisht teknik përgjatë viteve 1920-1930.
Në të gjenden materiale që nga themelimi i shkollës, ndërtimi i saj, lëndët e para mësimore, stafi pedagogjik, të diplomuarit ndër vite. Gjithashtu materiale ku shfaqet kontributi i shkollës në komunitet si dhe mjaft fotografi të ndryshme.