AUTOCAD 2D & 3D
KURS AFATSHKURTER
Kohëzgjatja: 1 muaj
Frekuenca: 3 herë në javë
Programi mësimor: 50 orë
Vlerësimi: CERTIFIKATE
AutoCAD 2D – Ofrohet për individë që duan të mësojnë dhe njohin bazat dhe konceptet e komandave dy dimensionale për të ndërtuar plane të ndryshme gjeometrike. Gjatë kursit studentët do të aftësohen edhe në përdorimin e teknikave të ndryshme të cilat rrisin shpejtësinë e punës në AutoCad.
AutoCAD 3D – Aftëson studentët në përdorimin AutoCad–it për modelime në hapësirë. Pasi njihen me ambjentin e punës në 3D, studentët do të nisen nga gjeometritë e ndërtuara në plan për të modeluar objektet tri dimensionale. Gjithashtu gjatë këtij kursi studentët do të mësojnë të vendosin sistemet e ndriçimit dhe materialet për të përftuar një model sa më natyral.