
XHONI SHEHAJ
XHONI SHEHAJ – Kam përfunduar studimet në vitin 2013, për elektronikë. Kanë qënë ndër vitet kyçe drejt formimit tim. Kam mësuar nga profesionistët më të mirë dhe më frymëzues, të cilët më kanë nxitur të jem një person më i mirë. Ndër kujtimet më të bukura që më vjen ndërmend, është krijimi i Yearbook 2012-2013, i cili më mundësoi njohjen tej shkollimit me mësuesit, stafin drejtues dhe nxënësit. Do të doja që nxënësit të kenë më shumë zgjedhje për aktivitete jashtëshkollore dhe eskursione, duke rritur shkallën e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësinë.
Trekëndëshi mësues, kurrikula dhe staf drejtues është një vlerë e veçantë për HFI. Drejtimi i studimeve të larta për mua ishte krejt ndryshe. Përfundova shkollën e lartë për TiSEM, Manaxhim Biznesi në Tilburg University. Më pas studimet për Master/Financë. Kam shumë lidhje të ngushta me mësuesen time kujdestare, Diana Dinoshi, por edhe Alketa Stergun. Edhe pse jetoj larg, ende mbaj kontakte me disa shokë nga shkolla. Gjithmonë rrëfej me krenari për diplomimin në gjimnazin më të mirë në Shqipëri. Lëvizjen HFI ALUMNI e shikoj si një mundësi të mrekullueshme për të gjithë ish nxënësit, duke rikujtuar se dyert që hapen më pas, janë shumë më të mëdha se ç’kemi menduar. Unë sot punoj në Deloitte Consulting si Konsulent Strategjik Financiar, Hollande.
Mesazh: Mos harroni të zhvilloni veten dhe aftësitë me njerëzit, sepse këto aftësi do të bëjnë diferencën në të ardhmen!