Back

Teknik Saldimi

PROGRAM AFATGJATE

Kohëzgjatja: 3 muaj

Struktura: 1 semestër

Frekuenca: 4 ditë në javë

Programi mësimor: 100 orë

Vlerësimi: DIPLOME

Trajnimi për “Teknik Saldimi”, i referohet punimeve që kryhen me anë të saldimeve të llojeve të ndryshme, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, punime që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e punës.

Objektivat e programit:

Me përfundimin e suksesshëm të programit, studenti do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale:

– Përgatit skica të thjeshta për saldim.

– Kryen punime axhusterike të nevojshme për procesin e saldimit.

– Kryen saldime dhe prerje me gaz dhe hark elektrik, të nivelit mesatar.

– Kryen saldime të strukturave metalike të thjeshta me hark elektrik

– Kryen punime të saldimit dhe prerjes me plazëm.

– Kryen punime të saldimit me elektrorezistencë.

– Kryen punime të saldimit të konstruksioneve të thjeshta metalike.