Teknik për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe shkallëve elektrike
PROGRAM AFATGJATE
Kohëzgjatja: 3 muaj
Programi mësimor: 100 orë
Vlerësimi: DIPLOME
Përshkrimi i programit:
Teknikët për mirëmbajtjen e ashensorit instalojnë, riparojnë dhe mirëmbajnë ashensorët dhe shkallët elektrike. Ky program afatgjatë ofron mundësinë më të mirë për t’u bërë profesionist i fushës, duke zotëruar një nga profesionet më të kërkuara sot në tregun e punësimit. Programi zhvillohet në 3 muaj, ku teoria ndërthuret me praktikën, duke aftësuar studentët të punësohen menjëherë pas trajnimit ose të ndërtojnë biznesin e tyre fitimprurës.
Kërkesa paraprake:
Mosha mbi 18 vjeç
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
Të jetë fizikisht i aftë për të punuar