PROGRAM AFATGJATE:
Kohëzgjatja: 3 muaj – 100 orë
Struktura: 1 semestër
Frekuenca: 3 ditë në javë
Vlerësimi: DIPLOME
Qëllimi i programit është të përgatisë hidraulikë të aftë në sektorin e banesave për t’u ardhur në ndihmë kërkesave dhe nevojave të banorëve. Gjatë programit, studenti do të aftësohet praktikisht, duke ushtruar këtë profesion në laboratorë me kushte teknologjike dhe bashkëkohore.
Në fund të programit, studenti do të jetë i aftë të:
- Njohë specialitetin “hidraulik” dhe ta ushtroje atë
- Montojë aparatet sanitare
- Përdorë rrjetat shpërndarëse
- Përdorë matësat e ujit
- Sigurojë montimin e lavamanëve dhe galixhanëve
- Montojë tubat plastike, të bakrit dhe metalike
- Përcaktojë paramentrat dhe montojë pompat e ujit