RESHARD KELLICI
Kam përfunduar studimet në vitin 1998 në HFI. Më pas, Exhange student në SHBA. Jam diplomuar në Meade Senior High School, në Fort Meade, Maryland. Këto janë vitet më të bukura të jetës sime. Stafi drejtues i shkollës i dha liri jetës sociale të nxënësve brenda ambjenteve të shkolles. Në ato vite u krijua Këshilli Studentor, rikthimi në jetë i gazetës “Laboremus”, pjesëmarrja aktive në RinFEST, themelimi i Radio FULTZ, netët Casino, pjesëmarrje në kampionate të ndryshme volejbolli, basketbolli dhe futbolli… Mirënjohje përjetë Prof. I. Gusho! Dita e betimit si zv. President i këshillit të studentëve, botimi i gazetës, prezantimi i mbrëmjes së HFI në RinFest, udhëtimi në Llogara me Prof.Metin, janë ndër kujtimet më të bukura asokohe. Do të doja të investohej më shumë në aktivitete, grupe sportive, klube jashtëshkollore me orientime të ndryshme. Metoda amerikane dhe ekspozimi me gjuhën angleze është vlerë për Fultzin.
Të gjitha arritjet e mia profesionale dhe akademike kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me edukimin dhe formimin tim si nxënës i shkollës HF. Studimet e larta i përfundova për Shkenca kompjuterike dhe matematikë. Por si elektronika ashtu edhe biznesi, kanë orientuar në mënyrë të konsiderueshme drejtimin e studimeve të mia pas shkollës së mesme. Deri vonë ruaj kontakte me Prof. Metin, Prof. Yllin, Prof. Brikenën, Prof. Gushon… si edhe me Z. Kapedani. HF është një vend i veçantë ku nxënësit kanë mundësi të gjejnë veten dhe formimin që dëshirojnë për të ardhmen e tyre. HFI Alumni është një nismë pozitive dhe shpresoj të ketë shumë sukses. Sot jam avokat i liçensuar në shtetin e Merilendit, në SHBA dhe i specializuar në fushën e financimit dhe zhvillimit të projekteve në energji dhe infrastrukturë.
Aktualisht punoj si Sekretar I Pergjithshem I Dhomes Amerikane në Tiranë.
Mesazh: Jeta është produkt i vendimeve të marra në momente të caktuara. Zgjedhja për të studiuar në HFI është vendimi i duhur në momentin e duhur.