Back

Mobile Programming

Kohezgjatja: 3 muaj

Vleresimi: Diplome

Sot pajisjet celulare po shnderrohen ne nje mjet thelbesor ne shume industri qe nga sherbimi shendetesor deri ne argetim dhe perdoren gjeresisht qe nga marketingu deri ne mesimdhenie. Numri i aplikimeve qe mbartin keto pajisje po rritet me shpejtesi. Punonjes nga industri te ndryshme tashme e kane te qarte se per te arritur nivele te larta, duhet te jene me te pranishem ne fushen e celulareve.

Keto jane disa nga arsyet qe ne vijme kete vit me nje program te ri ne kete fushe: Teknik Smartphonesh.

Ne kete program, studenti do te pervetesoje aftesite e duhura ne lidhje me aplikacionet e programeve te cilat gjenden ne aparatet celulare. Do te perfitoni trajnim teknik, i cili do t’ju mesoje gjuhe te ndryshme te nevojshme per te programuar platforma celularesh si edhe per t’ju pajisur me njohuri teorike te cilat do t’ju ndihmojne te ndermerrni vendime te duhura gjate procesit te zhvillimit.

Ky kurs u vjen ne ndihme kryesisht atyre studenteve te cilet kane njohuri mbi disa gjuhe programimi, te tilla si: JAVA ose C++, te cilet deshirojne te zbatojne njohurite e tyre ne fushen e zhvillimit te aplikacioneve.

Numri i aplikimeve qe mbartin keto pajisje po rritet me shpejtesi. Gjate kursit ne do te trajtojme disa koncepte thelbesore per zhvillimin e praktikave te mira te programimit. Ne do te ekzaminojme ne hollesi procesin e zhvillimit per aplikimet e celulareve, aspektet teknike te cilat krijojne pavaresi nga platforma si edhe pika kyce per te krijuar e perdorur dizenjimin siperfaqesor. Kursi do te trajtoje te gjitha konceptet se bashku me disa aplikime praktike.