Back

MEKATRONIKE

PROGRAM AFATGJATE

Kohëzgjatja: 6 muaj

Frekuenca: 5 ditë në javë

Programi mësimor: 456 orë

Mekatronika është çelësi për shumë prodhime dhe shërbime. Sistemet moderne sot kanë arritur nivelin e përsosshmërisë. Mekatronika integron fushat klasike të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të dizenjimit. Kurrikula për programin në fushën e Mekatronikës do të mbështesë integrimin sinergjetik të inxhinierisë mekanike precize, dirigjimin elektronik dhe sistemet, gjithnjë duke menduar në dizenjimin, realizimin, operimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e prodhimeve e shërbimeve “inteligjente”.