KRISID MISSO
KRISID MISSO – Kam përfunduar studimet në vitin 2007, duke përjetuar ndër vitet shkollore më të bukura, shoqërinë më të mirë dhe të vetmen histori të jetës që rikujtoj me nostalgji. Mezi i prisnim pushimet 10 minutëshe ndërmjet orëve të mësimit. Për mua, HFI mbetet shkolla më e mirë, me shumë pika të forta: sistemin amerikan të mësimdhënies, gjuhën angleze, shpjegimin tejet profesional të mësuesve, praktikën e pazëvendësueshme. Kjo shkollë ka hapur dyert për diplomimin tim në universitet, Inxhinieri informatike. Kam mall për disa mësues të asaj kohe, do të doja shumë të ritakoja mësuese Dritën. Ruaj marrëdhënie të ngushta me shokët e brezit tim.
Fatkeqësisht nuk jam rikthyer për ta vizituar shkollën, por nëse kjo lëvizje e re ALUMNI HFI do të përputhet me interesat e mi, do ta ndjek me kënaqësi. Unë sot punoj si Programues Backend web dhe mobile.
Mesazh: Edhe pse shkolla nuk ka shume vajza, mes djemve keni per te ruajtur kujtimet dhe gallatat me te bukura!