
JESHAR PEPOSHI
JESHAR PEPOSHI – Kam mbaruar studimet në vitin 2011. Sa i humbur ndihesha në ditët e para në atë shkollë… me kalimin e kohës, gjithçka rrodhi me shpejtësi… mendonim ta përfundonim sa me shpejt, por kur erdhi fundi na mori malli menjëherë… sikur gjithçka të fillonte nga e para! Kujtoj me nostalgji eskursionin në Kosovë… e kaluam shumë bukur. Do të doja që shkolla të përdorë wireless në mbarë kampusin… gjithçka tjetër mbetet super! Falenderoj të gjithë stafin pegadogjik për profesionalizmin dhe gadishmërinë për të punuar dhe qëndruar prane nesh…
Një nga pikat e forta të kësaj shkolle, janë laboratorët të cilët ndikojnë pozitivisisht në rritjen dhe formimin e nxënësve. Përgatitja që fitova nga kjo shkollë, më hapi dyert për të studiuar Inxh. Mekanike në UPT dhe më pas Master në Stamboll, në Gebze Technical University, drejtimi: Power Systems… Sot mbaj lidhje të ngushta me disa mësues nga kjo shkollë. Do të rikthehesha sërish për t’i takuar… dëshiroj shumë të angazhohem në këtë lëvizje të re dhe gjithçka që kam dhe di, do ta përdor në shërbim të saj… Aktualisht jam Supervizor Teknik në Toptani Shopping Center.
Mesazh: Bëjeni vendin tuaj të denjë për të jetuar në të!