Back

HVAC – Heating, Ventilation, Air Conditioning

PROGRAM AFATGJATE

Kohëzgjatja: 3 muaj

Struktura: 1 semestër

Frekuenca: 4 ditë në javë

Programi mësimor: 100 orë

Vlerësimi: DIPLOME

Ky program jep njohuri bazë në fushën e ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit në ndërtesat e banimit dhe industriale në përputhje me ndryshimet dhe përparimet e shkencës dhe teknologjisë. Ndryshimet në fushën e prodhimit, futja e pajisjeve të reja, ka ndikuar në mënyrën e projektimit dhe të zbatimit të instalimeve.

Programi ndahet në tri pjesë kryesore:

Ngrohja e banesave

Ventilimi

Kondicionimi i ajrit

Në këtë program do të trajtohet veçanërisht, energjia e nevojshme për ngrohjen e ndërtesave dhe parametrat e ajrit, diagramet e thjeshta për proceset e përpunimit të ajrit ne makina ftohëse që shërbejnë për freskimin e ajrit.

Në vazhdim do të shpjegohen sistemet më të njohura të ngrohjes në ditët e sotme. Programi do të ofrojë në mënyrë më të detajuar ngrohjen me kaldaja individuale për apartamentet e banimit si edhe njohuri që lidhen me kaldajat qëndrore dhe shpërndarjen e nxehtësisë nëpër apartamente.

Në pjesën e ventilimit do të jepen njohuri për ventilimin natyror, për komfortin termik, për sistemet e ventilimit mekanik, për impiantin e klimatizimit me ventilkonvektorë si dhe me sistemin Split.

Ky program do të ofrojë shembuj të thjeshtë për zgjidhjen e detyrave konkrete të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit. Në fund të tij, do të jepen tabela, diagrama dhe skema të nevojshme për zgjidhjen e detyrave projektuese të thjeshtuara.