Harry Fultz” nderohet me çmim nga “Junior Achievement of Albania
“Harry Fultz” nderohet me çmim nga “Junior Achievement of Albania”
Ditën e martë, datë 29.06.2021, në mjediset e Hotel “Rogner” u organizua eventi i vlerësimit të Konkursit Kombëtar për kompanitë e nxënësve “JAA 2021”
Ky event është rezultat i një sfide mes 60 shkollave të mesme të vendit, prej të cilave 14 u shpallën finaliste.
Një prej finalisteve ishte dhe shkolla jonë, e përfaqësuar nga nxënësit e biznesit Fiona Rako, Mirea Lameborshi, Antonela Shehu, Behar Plaka, Samuel Hamiti, Drini Beçi, drejtuar nga mësuese Martineta Leka. Kompania e nxënësve tanë quhej “Treshinfinit”
“Për pjesëmarrje të nxënësve të biznesit në Panairin dhe Konkursin Kombëtar të Kompanisë së Nxënësve JAA 2021”, ishte çmimi me të cilin u vlerësua kompania jonë “Treshinfinit”.
Në këtë event të ndarjes së çmimeve dhe certifikimit të nxënësve morën pjesë zonja Brikena Baxhaku, Drejtore e shkollës “Harry Fultz” dhe zonja Vjollca Latifi, shefe e Departamentit të Biznesit.
Urime për këtë prezantim dinjitoz dhe suksese të mëtejshme “sipërmarrësve” të rinj të”Fultz”-it!
#harryfultz #atraditionofexcellence