Back

FOTOGRAFIA DIXHITALE

PROGRAM Afatgjate

Kohezgjatja: 4 muaj

Struktura: 1 semester

Frekuenca: 3 dite ne jave

Programi mesimor: 120 ore

Vleresimi: DIPLOME

Pershkrimi i programit:

Qellimi i programit eshte te njohe studentet me artin dhe shkencen e fotografise, ne menyre qe t’i aftesoje ata per tregun e punes, per t’u vetepunesuar apo te punesohen si fotografe profesioniste ne kompani te tilla si agjenci lajmesh, redaksi revistash, dyqane fotografie, agjenci martesore, linja hotelesh e krocerash etj.  Per kete arsye, studentet marrin njohuri per perdorimin e aparatiteve fotografike dixhitale dhe analoge, me qellim jo vetem perhapjen e fotografise si pasion,  por edhe si profesion. Programi permban shpjegimin e literatures ne klase, praktike ne studio e natyre, projektimin dhe komentin e fotove nga instruktori, nxitjen e mendimit kritik, ore debati me profesioniste, ekspozita fotografike, praktike ne evente artistike, aktivitete sportive, sfilata, biznese te tilla si hotele, bare, restorante, etj.