• RRETH NESH
    • MIRËSEARDHJE
    • HISTORIKU
    • MISIONI
    • BORDI I DREJTORËVE
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • POLITIKA E PRIVATESISE
  • SHKOLLA E MESME
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI MËSIMOR
    • DREJTIMET
      • ELEKTRONIKË
      • BIZNES
      • AUTOMEKANIKË
      • GJIMNAZ I PËRGJITHSHËM
    • KËSHILLI STUDENTOR
    • ALUMNI
  • KOLEGJI KOMUNITAR
    • RRETH KOLEGJIT
    • VLERAT
    • HISTORIKU
    • STAFI I KOLEGJIT
    • PROGRAME DHE KURSE
      • PROGRAME PROFESIONALE
      • KURSE DHE PROGRAME TË REJA
      • KURSE TRAJNUESE
      • GJUHË TË HUAJA
      • ÇERTIFIKIME NDËRKOMBËTARE
  • AKTIVITETE
    • EVENTE
    • LAJME – TË REJA
    • GALERI
    • APLIKONI TANI
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
sqAL
  • enEnglish
  • sqAL
www.harryfultz.edu.al
  • RRETH NESH
    • MIRËSEARDHJE
    • HISTORIKU
    • MISIONI
    • BORDI I DREJTORËVE
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • POLITIKA E PRIVATESISE
  • SHKOLLA E MESME
    • OBJEKTIVAT
    • STAFI MËSIMOR
    • DREJTIMET
      • ELEKTRONIKË
      • BIZNES
      • AUTOMEKANIKË
      • GJIMNAZ I PËRGJITHSHËM
    • KËSHILLI STUDENTOR
    • ALUMNI
  • KOLEGJI KOMUNITAR
    • RRETH KOLEGJIT
    • VLERAT
    • HISTORIKU
    • STAFI I KOLEGJIT
    • PROGRAME DHE KURSE
      • PROGRAME PROFESIONALE
      • KURSE DHE PROGRAME TË REJA
      • KURSE TRAJNUESE
      • GJUHË TË HUAJA
      • ÇERTIFIKIME NDËRKOMBËTARE
  • AKTIVITETE
    • EVENTE
    • LAJME – TË REJA
    • GALERI
    • APLIKONI TANI

Te Reja

  • Home
  • Blog
  • Te Reja
  • Fjalimi i abasadores se SHBA-së

Fjalimi i abasadores se SHBA-së

  • Posted by Media
  • Categories Te Reja
  • Date 29 Maj, 2022
  • Comments 0 comment

Ministre Kushi dhe Ibrahimaj

Kryebashkiak Veliaj

Kryetar Leka,

Drejtor Kapedani

Zonja Baxhaku,

Të dashur të ftuar, mirëmbrëma!

 

Njëqind vjet më parë – në të njëjtin vit që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike – Harry Fultz u bë drejtor i Shkollës Profesionale Shqiptare që ishte themeluar një vit më herët nga Korpusi i të Rinjve të Kryqit të Kuq Amerikan.

Ato dy ngjarje të rëndësishme të vitit 1922 – ardhja e Harry Fultz-it dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike – hodhën themelet për një lidhje unike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një lidhje që vazhdoi pavarësisht diktaturës komuniste, një lidhje që u përtëri në vitin 1991, një lidhje që sot është më e fortë se kurrë.

Kjo shkollë ishte ndër investimet e para të SHBA-së në Shqipëri. Kjo shkollë nuk kishte të bënte vetëm me mësimdhënien e aftësive teknike dhe profesionale – kishte të bënte me rrënjosjen tek të rinjtë shqiptarë të ndjenjës së patriotizmit, të disiplinës dhe të respektit për punën që do t’u nevojitej për të ndërtuar një vend të ri. Në të vërtetë, nxënësit dhe personeli i kësaj shkolle ndërtuan Ambasadën Amerikane.

Kjo lidhje me Amerikën – e ndërthurur me patriotizmin shqiptar, disiplinën dhe respektin për punën – u bë vdekjeprurëse kur komunistët morën pushtetin. Ndër ata që u vranë nga Enver Hoxha ishin Loni Adami dhe Kol Kuqali, nxënës të diplomuar nga kjo shkollë, të cilët ishin edhe punonjësit e parë shqiptarë të Ambasadës Amerikane. Këta dy burra u vranë, por idealet që ata mishëruan nuk vdiqën kurrë.

Në vitin 1991, kur ra regjimi komunist dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, kjo shkollë u quajt Instituti “Harry Fultz”. Dhe kur Shtetet e Bashkuara rimorën godinën e ambasadës sonë – e njëjta e ndërtuar nga duart e paraardhësit tuaj – ne i kërkuam Andromaqit, të vesë së Loni Adamit, që të ishte ajo duart e së cilës do të ngrinin sërish flamurin amerikan.

Instituti “Harry Fultz” është me të vërtetë një pjesë e pandashme e historisë së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ndërsa festojmë 100 vjetorin e Institutit “Harry Fultz” dhe të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, do të doja të mendoja se Harry Fultz do të ishte krenar të shihte se çfarë ka ndodhur me vendin dhe njerëzit që ai i donte aq shumë. Ai do të ishte krenar të shihte se nxënësit e tij i vunë veshin nxitjes së tij për t’u “përpjekur për ta bërë Shqipërinë një vend për të cilin ia vlen të jetosh dhe, nëse është e nevojshme, edhe të vdesësh”.

Gëzuar 100 vjetorin e Institutit “Harry Fultz”! Gëzuar 100 vjetorin e miqësisë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar. Edhe një qind!

 

  • Share:
author avatar
Media

Previous post

Fjalimi i Drejtorit Ekzekutiv të Institutit “Harry Fultz” Z.Arian Kapedani në ceremoninë e 100 vjetorit te shkollës.
29 Maj, 2022

Next post

Foto gjatë ceremonisë së 100 vjetorit të Shkollës Teknike të Tiranës.
31 Maj, 2022

Leave A Reply Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Menu

  • FAQJA KRYESORE
  • RRETH NESH
  • SHKOLLA E MESME
  • KOLEGJI KOMUNITAR
  • AKTIVITETE

Instituti “Harry Fultz”, përmes qëllimeve dhe pritshmërive akademike, ofron të gjitha mundësitë që ju të bëheni pjesë e një mjedisi akademik: një sistemi të konsoliduar, një gërshetim të përgatitjes akademike dhe teknike, një lidhje e ngushtë e teorisë me praktikën dhe gjithçka tjetër e drejtuar nga një staf i specializuar pedagogjik brenda dhe jashtë vendit, i përkushtuar dhe i gatshëm për një punë krijuese metodologjike bashkëkohore.

NA NDIQNI

© Copyright 2021, Harry Fultz Institute | All Right Reserved.

Design by Mediaunion