ERDITA DAJKO
ERDITA DAJKO – Kam përfunduar studimet në vitin 2004. Kam kaluar ndër vitet më të bukura, të mbushura plot me dashuri dhe miqësi. Kujtoj me mall aktivitetet kulturore ku unë përfaqësoja shkollën përmes këngës. E sigurtë që shumë gjëra do të kenë ndryshuar nga ajo kohë. Unë mendoj se tekstet në gjuhën angleze më kanë ndihmuar shumë dhe profilizimi në një degë, ka qënë avantazhi im. Kam arritur të kem ide të qarta në marrjen e vendimit për studimet e larta. Shoqërisht, kjo shkollë më ka dhuruar shumë.
Më ka ndihmuar të përforcoj vlerat tona, si profesionale ashtu dhe morale. Kam takuar disa mësues ndër vite. Ruaj respek për secilin prej tyre, sidomos grupin e biznesit. Sa herë që kaloj pranë Fultz-it, rikujtoj vitet tona me shumë nostalgji. Lëvizjen HFI Alumni e shikoj si një vlerë për shkollën dhe do të kontribuoj brenda mundësive që kam. Unë sot punoj si Financiere në një organizatë jo-fitimprurëse.
Mesazh: Krijoni sa më shumë një shoqëri të pastër dhe të vërtetë. Vlerësojeni shkollën për sa kohë jeni aty, sepse do ta ndieni shumë mungesën e saj pas përfundimit të studimeve.