ENRI JAHAJ
ENRI JAHAJ – Kam perfunduar studimet e shkolles se mesme ne vitin 2001. Kane qene vite te paharrueshme si per kushtet qe ofronte shkolla, por edhe per tranzicionin social e politik qe kalonte Shqiperia. Nuk di cilat kujtime te vecoj me pare, por nuk e harroj kurre diten e pare ne Fultz. Ishte me te vertete mbreselenese, nje bote gati magjike. Nuk besoj se do te doja te shikoja ndryshime. Me pelqen ashtu sic ka qene, nje familje e madhe. Nj ender pikat me te fort ate HFI eshte menyra e mesimdhenies, literature e perdorur, etj. Kjo shkolle me ka ndihmuar shume, si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate personal.
Studimet e larta i perfundova per Inxhinieri mekanike, e cila perputhet deri diku me drejtimin qe kisha ne HFI. Ruaj marredhenie te ngushta me disa profesore te cilet i pershendes me perzemersi: Ilir Gusho, Evelina Noga, etj. Po ashtu edhe me shoket e klases me te cilet kam kontakte te perditshme. Shkollen e kam vizituar disa here, me shume nostalgji. Levizjen HFI Alumni e shikoj me shume interes, ne te cilen do te angazhohesha me shume kenaqesi.
Aktualisht jam Menaxher prane nje Bistro Bar, ku jam i angazhuar edhe profesionalisht.
Mesazh: Jepni dhe merrni maksimumin nga koha e kaluar ne kete shkolle, pasi me vone do te kuptoni rezultatet dhe cilesine e saj.