Dita Olimpike
Në Institutin “HARRY FULTZ” ka shpesh arritje dhe veprimtari që na bëjnë të ndihemi krenarë, por asgjë nuk e zëvendëson emocionin që përcjell tek nxënësit dhe mësuesit DITA OLIMPIKE.
Misioni dhe vizioni i punës në këtë institut gjithmone ka qënë edukimi i vlerave njerëzore dhe Dita Olimpike është mënyra më e bukur e përcjelljes së tyre. Olimpizmi në vetvete ka një simbolikë të vecantë; është fryma e miqësisë, respektit, përsosmërisë dhe ne sot ndihemi krenarë për finalizimin me sukses të një rruge të gjatë aktivitetesh sportive në këtë kohë të vështirë pandemie.
E vecanta jonë është që për 17 vite me rradhë në shkollën tonë është ndezur pishtari olimpik. Për këtë vit ky pishtar dhe Dita Olimpike nuk ishin thjesht vazhdim i traditës, por ishin thirrje për jetën, sfidë ndaj pandemisë, dritë ndaj së ardhmes.
Falenderimet shkojnë për Departamentin e Edukimit Fizik të Institutit “Harry Fultz”: I. Gusho, G. Misha, M. Mema, K. Picaku dhe E. Rapo, të cilët me përkushtimin dhe dashurinë për profesionin zgjojnë, motivojnë dhe drejtojnë nxënësit tanë në të tilla veprimtari mbresëlënëse.