ARBER DEMETI
ARBER DEMETI – Kam perfunduar studimet ne shkollen e mesme Harry Fultz ne vitin 2002, dega Biznes. Kujtimet e atyre viteve mbeten perhere shume te dashura ne mendjen time, jo vetem sepse ato ishin vite te nje moshe qe nuk kthehet me, por sepse vertet kam kaluar shume bukur dhe pa asnje dyshim ato vite kane ndikuar fortesisht ne krijimin e karakterit tim te sotem. Me kujtohen rreshtimet e perditshme perpara shkolles, aktivitetet e shpeshta sportive, laboratoret, bibloteka e sallat e studimit, organizimet e Rin-Fest (parapergatitjet, provat dhe spektakli), me kujtohet baraka e “piteve” perpara shkolles (pjese e pandashme e menuse tone ditore), me kujtohet “Ring-u” si dhe lokalet e tjera rreth shkolles ku shpenzonim kohen tone te lire.
Ajo ishte nje periudhe e qete dhe pa preokupimet e sotme, nje periudhe kur ishe i rrethuar nga njerez te dashur, te qeshur, qe reflektonin energji pozitive dhe qe ishin plot endrra per te ardhmen. Gjate viteve te studimeve ne Fakultetin e Ekonomise baza e shendoshe e koncepteve ekonomike te fituara gjate shkolles se mesme ishte nje nga pikat e mia forta ne krahasim me studentet e tjere. Gjate viteve qe pasuan, lidhjet me shkollen e mesme sigurisht qe u pakesuan, megjithese respekti per trupen pedagogjike nuk rreshti kurre, dhe ky respekt i sinqerte reflektohet edhe sot ne cdo takim rastesor me mesueset e mia te asaj kohe. Ne pamundesi per t’i permendur te gjithe, zysh Bukurie Kashari ka qene nje nga mesueset e mia me te dashura, te ciles nuk kam rreshtur per asnje vit t’i uroj festen e 7 marsit. Shume prej nxenesve te brezit tim kane ikur jashte Shqiperise, disa jane kthyer e disa te tjere akoma jo, por sigurisht qe ka nga ata qe rrugetimin e jetes se tyre e kane vazhduar ne Shqiperi (perfshire edhe mua).
Sot, une ndihem nje njeri i sukseshem, me nje karriere 12-vjecare dhe pozicion drejtues ne sektorin bankar si dhe me nje karriere dytesore ne fushen akademike (si lektor ne disa universitete te vendit). Ashtu si une, shume prej nxenesve te asaj kohe, tashme jane bere njerez te rendesishem per vendin ku jetojne, shoqerine dhe familjet e tyre. Pa asnje dyshim qe bazat e marra ne shkollen Harry Fultz kane luajtur nje rol shume te rendesishem ne formimin e karakterit te secilit prej nesh dhe rrjedhimisht edhe ne suksesin tone si ne fushen professionale ashtu edhe ne ate njerezore.