
ALEKSANDER BELLO
ALEKSANDER BELLO – Kam përfunduar studimet në vitin 2011. Ruaj momente të veçanta nga kjo shkollë, kurrikula e së cilës është shumë rigoroze si në lëndët e përgjithshme, ashtu edhe në ato profesionale. Këtë e kuptova fare mirë gjatë viteve të para të universitetit, ku njohuritë e trajtuara në gjimnaz rezultuan një themel solid. Kam studiuar Shkenca Kompjuterike, si edhe Biznes/Ekonomi. Ndonëse përfundova vetëm programin e shkencave kompjuterike, dega Biznes në HFI ishte frymëzuese për studimet e larta. Ruaj kontakte me disa mësues nga shkolla, edhe pse nuk kam patur rastin t’i takoj të gjithë për shkak të largësisë. Kontributi i tyre në formimin tonë akademik dhe profesional është i padiskutueshëm. Shoqëria ime më e mirë është falë kësaj shkolle.
Lëvizjen HFI Alumni e shikoj si një inisiativë me një potencial shumë të madh, vlera e të cilës do të rritet me kalimin e kohës. Do të doja të kontribuoja me aq sa kam mundësi, edhe pse larg. Unë sot jam Inxhinier Software në Whatsup, SHBA.
Mesazh: HFI ka shumë për të ofruar, përmes programeve akademike, mësimdhënies profesionale, teksteve shkollore dhe mundësive ekstrakurrikulare. Mbetet në dorën tuaj për të përfituar me zgjuarsi nga këto mundësi. Mos hezitoni të kontaktoni HFI Alumni, të cilët mund t’ju ndihmojnë me mundësi trajnimi/internship, studime të larta dhe këshillim karriere. Në një ekonomi dinamike si kjo e sotmja, ushqejeni kureshtjen, zbuloni pasionet tuaja dhe ndiqini ato pa frikë!