ALBAN MULAJ
ALBAN MULAJ – Kam përfunduar studimet e shkollës së mesme në vitin 1998. Sjell ndër mend kujtime të mbara, njohje të reja. Duke qënë tepër i ri në moshë, nuk i mendonim gjërat gjatë, besonim se nuk na merrnin seriozisht. Aty kam kaluar periudhën më të rëndësishme, aty kam formuar karakterin, personalitetin… Sigurisht që kjo shkollë ka luajtur pjesën e saj të rëndësishme në këtë proçes. Kujtoj me mall shoqërinë dhe kohën e kaluar sëbashku. Nëse do të ndryshoja diçka në ditët e sotme, do të këshilloja nxënësit të stresoheshin më pak dhe të shijonin kohën më shumë.
Një ndër pikat më të forta të studimeve në Harry Fultz janë tekstet bashkëkohore, kryesisht në gjuhën angleze, disiplina e zbatuar dhe kërkesa e lartë nga stafi pedagogjik. Kjo shkollë më ka ofruar një metodikë
mësimi interesante dhe një mënyrë të lehtë për të përballuar problemet me qetësi. Studimet e larta i përfundova në të njëjtën degë si në shkollën e mesme, pra Inxhinieri Elektronike. Ruaj disa lidhje me mësuesit e asokohe, ashtu sikur se edhe me shoket e klasës, pavarësisht se shumë prej tyre jetojnë në vende të ndryshme në SHBA. Por sa herë na bie rasti, bisedojmë për vitet e shkollës, kujtojmë takime dhe evente të veçantë, flasim për profesorë ose miq…Unë kthehem here pas here në Harry Fultz, pasi takoj miq që punojnë aty. Lëvizjen HFI Alumni e shikoj si një gjetje me vend. Eshtë mënyra më e mirë për të bërë bashkë njerëz nga realitete të ndryshme, që ndajnë një zanafillë të përbashkët të jetës si të rritur. Nëse do të kem mundësi, do të angazhohem me kënaqësi në çdo aktivitet Alumni.
Sot jam Inxhinier proçesesh në një firmë italiane në Tiranë.
Mesazh: Jini të pavarur! Mos jini të ndrydhur dhe shprehni gjithmonë mendimin tuaj, edhe sikur të jetë kundër rrymës. Mësoni të toleroni mendimet ndryshe nga i juaji. Kushtojini shumë rëndësi studimit, jini kureshtarë dhe eksploroni botën përreth jush!