Aktivitet ndërlëndor: Gjeografi-Letërsi
“Peizazhet gjeografike frymojnë e marrin jetë në shpirtrat poetikë”
Nëpërmjet këtij aktiviteti është synuar evidentimi artistik i veprave që pasqyrojnë me aq dashuri bukuritë e jashtëzakonshme të natyrës dhe peizazheve shqiptare nga shkrimtarë të njohur të letërsisë shqipe dhe asaj të huaj.
Natyra e bukur shqiptare me klimën e saj të larmishme ku kombinohet klima mesdhetare fushore me atë kodrinore, paramalore e malore e deri në klimën kontinentale me relievin shumëformësh, me “malet e larta” e “lisat e gjatë” me “fushat e gjera me lule” me “lumenjtë e kulluar” e pyjet e gjelbëruar” si dhe “liqenet e larmishëm” kanë frymëzuar në vazhdimësi shkrimtarë e poetë vendas dhe të huaj.
Askush nuk mund të harrojë e të mos ndihet krenar me përshkrimet e natyrës shqiptare nga poeti i njohur anglez Lord Bajron, poezitë e bukura të Naim Frashërit, poezitë e bukura të Lasgushit për liqenin e Poradecit dhe “kroin e fshatit”, poezitë e Bilal Xhaferrit mbi Kosovën dhe trevat shqiptare në ish-Jugosllavi e deri tek Ismail Kadare që e lartësoi qytetin e gurtë të Gjirokastrës në veprën e tij apo dhe Dritëro Agolli që i këndoi Devollit të fëmijërisë së tij.
Aktivitete të tilla i shërbejnë nxënësve, edukimit patriotik, dashurisë për atdheun, sidomos në momentin aktual ku po vërehet tendenca e largimit në masë nga vendi i të rinjve në kërkim të një jete më të mirë përtej kufijve tanë.
Ky aktivitet u realizua nga nxënësit e viteve të dyta të orientimit elektronikë, gjimnaz, nën drejtimin e dy mësueseve Alma Berberi dhe Lira Musollari.