Misioni & Filozofia

Filzofia

Të realizojë edukim cilësor dhe të qëndrueshëm të nxënësve sipas standardeve evropiane dhe botërore, t’i pajisë ata me njohuri të larta akademike, t’i përgatisë në fushën e kërkimit të pavarur shkencor, për tu bërë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë.



Misioni

Shkolla e mesme “Harry Fultz” ka filozofi, zhvillim, perspektivë dhe vizion ndërkombëtar. E vetëdijshme për unikalitetin e saj, ajo mundëson zhvillimin e standardeve të larta akademike, profesionale dhe principeve të larta të karakterit. Shkolla jonë ka arritur një përparim të dukshëm në proçesin e edukimit duke inkurajuar:
  1. Zhvillimin e kompetencave në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë
  2. Shkrirjen e njohurive akademike me eksperiencën profesionale brenda klasës
  3. Zhvillim të gjerë kulturor dhe përgjegjësi shoqërore.

Bashkëveprimi i ngushtë mësues - prindër - nxënës ndihmon në përcaktimin e synimit, aftësive dhe opsioneve për të ardhmen. Programet tona të modeluara sipas eksperiencës së përparuar evropiano - amerikane u ofrojnë nxënësve mundësi për t’u thelluar në studime të mëtejshme.