Back

Si një i diplomuar në Institutin Harry Fultz, bëheni automatikisht pjesë e familjes së madhe dhe të larmishme që numëron mbi 5000 të diplomuar, të shpërndarë sot në mbarë botën. Instituti Harry Fultz, përmes zyrës ALUMNI, mundëson rinovimin e kontakteve me ish shokët tuaj të klasës, kolegët dhe rrjetin e madh të profesionistëve në mbarë botën. Ndaj, sot ne ju inkurajojmë.

Tregoni krenarinë tuaj

Të realizojë edukim cilësor dhe të qëndrueshëm të nxënësve sipas standardeve europiane dhe botërore, t’i pajisë ata me njohuri të larta akademike, t’i përgatisë në fushën e kërkimit të pavarur shkencor, për t’u bërë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e pandërprerë të shoqërisë.

Mbani lidhje

Ka shumë mënyra për të ruajtur lidhjet me jetën studentore në Institutin Harry Fultz. Mund të jeni vullnetarë për të drejtuar dhe këshilluar grupe të ndryshme, mund të bëheni pjesë e stafit pedagogjik, mund të drejtoni një seminar, të organizoni një event, të jepni një mesazh apo edhe të drejtoni një rrjet Alumni. Ka shumë hapësirë për të kontribuar, ndaj bëhuni vullnetar që sot!

values

Vlerat:

Nder, respekt, qytetari, guxim për të sfiduar, përsosmëri dhe krenari!
target

Qëllimi:

Të forcojmë lidhjet tona dhe
të ruajmë traditën!
vision

Vizioni:

Të jemi model në rrjetin e gjerë Alumni HFI!

HFI Alumni, përveç Shqipërisë,
ka shënuar gjurmët e jetës në mbarë botën:
SHBA, Kanada, Europë.