Laboratorët

Qëllimi i shkollave profesionale është edukimi i brezit të ri me njohuri bashkëkohore-teknike, me shprehi e shkathtësi praktike. Ky qëllim nuk mund të realizohet pa ekzistencën e laboratorëve dhe të sallave të praktikave, ku zhvillohen eksperimentet që i ndihmojnë nxënësit të kuptojnë më mirë konceptet, të vëzhgojnë dhe të realizojnë dukuri në fusha të ndryshme, të lidhin teorinë me praktikën, të zgjerojnë njohuritë teorike, të fitojnë shprehi dhe shkathtësi praktike.

Për këtë kemi ngritur 13 laboratorë, 10 salla praktikash dhe 5 klasa demonstrative.

Në laboratorë sot nxënësve u krijohet mundësia të përdorin: metodën laboratorike eksperimentuese dhe metodën simuluese me anë të programeve kompjuterike, të cilat kapërcejnë kufijtë e vendosur nga mundësitë reale laboratorike.

Sallat e praktikave dhe laboratorët përdoren:

  • Për eksperimentimin laboratorik
  • Për punë praktike, krijimin dhe përforcimin e shprehive dhe shkathtësive praktike
  • Për simulim në kompjuter, kuptimin e koncepteve teorike, të cilat nuk mund të zhvillohen në eksperimentimin laboratorik
  • Për të realizuar matjet e madhësive elektronike me metoda të ndryshme dhe për të bërë krahasimin e tyre
  • Për punë të pavarur të nxënësve
  • Për prezantime të punëve të ndryshme
  • Për kualifikimin e mëtejshëm të mësuesve

Për të kompletuar njohuritë e nxënësve në fushën e zbatimit, përdoren vizita në biznese të ndryshme si: telekom, stacione televizive, shoqëri sigurimi, banka, kompani të ndryshme dhe servise.