Vlerat e Kolegjit Komunitar "Harry Fultz"

Mësimdhënie cilësore.Ne sigurojmë një mësimdhënie profesionale që plotëson nevojat e studentëve në vendimarrjen tone.

Staf i përkushtuar dhe profesional.Jemi të përkushtuar për të plotësuar standarte të larta akademike, shërbime cilësore dhe zhvillim të vazhdueshëm, rekrutim cilësor të stafit dhe instruktorëve.

Diversitet.Synojmë të ndërtojmë marrëdhënie të larmishme në komunitet, kryesisht në mësimdhënie, me përkushtimin për të arritur suksesin.

Komunitar.Zhvillojmë bashkëpunime/ partneritete të brendshme dhe të jashme që përfshijnë ndarjen e burimeve, informacionit dhe ideve për plotësimin e nevojave mësimore, ekonomike dhe shoqërore të komunitetit

Punë në grup.Krijojmë një kulturë pozitive të të punuarit në grup në të cilin vlerësojmë dhe çmojmë punën e gjithësecilit. Puna jonë bazohet mbi një themel të fortë besimi, bashkëpunimi dhe fuqizimi.

Integritet dhe besueshmëri.Sigurojmë një mjedis që inkurajon shkëmbim idesh. Informacionet dhe idetë përdoren për t’i dhënë kuptim vendimmarrjes, për të siguruar burime, për të themeluar drejtime strategjike dhe për të arritur rezultate.

Performancë e shkëlqyer.Jemi të përkushtuar për arritjen e rezultateve, përmbushjen e objektivave strategjike dhe qëllimeve, te cilat janë baza e misionit tonë.

Administrim efektiv.Jemi administratorë efektivë dhe etikë të burimeve që na janë besuar. Kërkimi, përdorimi, mbrojtja financiare e fizike, burimet njerëzore e teknologjike janë një përgjegjësi e përbashkët.