KURSE PERGATITORE PER TESTET: TOEFL IBT®, SAT

1. TOEFL IBT® (kurs përgatitor)

TOEFL IBT® është test i detyrueshëm për të gjithë studentët që duan të vazhdojnë studimet universitare dhe pasuniversitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky kurs ndihmon në përmirësimin e aftësive të nevojshme për të kryer me sukses TOEFL IBT®: Shkrim, Lexim dhe Dëgjim, Fjalor, Gramatikë. Tek ne do të gjeni instruktorë të kualifikuar dhe të çertifikuar për TOEFL IBT®. Ne ofrojmë teste individuale për të përmirësuar performancën tuaj në provim, duke rritur kompetencën tuaj për të qenë të suksesshëm në provimin TOEFL IBT®.

Kolegji Komunitar “Harry Fultz”
I liçensuar ne Shkurt 2006 si qender testimi nga ETS (Qendra Nderkombetare e Testimeve)


Testi TOEFL IBT® jepet çdo muaj pranë qendrës tonë. Afati i fundit i regjistrimit është 10 ditë para çdo date provimi. Pikët maksimale janë 120 dhe janë të vlefshme për një periudhe 2 vjeçare nga data e provimit. Ju mund të bëni regjistrimin online në adresën: www.ets.org duke përzgjedhur datën dhe qendrën tonë në Internet.

2. SAT (kurs përgatitor)

Si një prej testeve më të përdorura të pranimit në universitete, SAT-I është hapi i parë drejt edukimit të lartë për studentë nga të gjitha fushat e studimeve. SAT-I testohet nga më shumë se 2 milion studentë cdo vit dhe pranohet virtualisht nga të gjitha kolegjet dhe universitetet. SAT-I teston të lexuarit, të shkruarit dhe aftësitë matematikore që mësohen në shkollë dhe që janë jetike për suksesin në shkollë dhe më gjerë. Ofron dhe mundëson aftësinë e të mendurit, të shkruarit dhe të studimit të kërkuara gjatë viteve të shkollimit. SAT-I ofron një tregues të besueshëm dhe të njohur në mbarë botën, të përgatitjes akademike për në kolegj. SAT-I është ura lidhëse ndërmjet punës së vështirë që keni bërë deri më tani dhe kolegjit, i cili është investimi më i madh për të ardhmen tuaj.

3. GMAT (kurs përgatitor)

The Graduate Management Admission Test (GMAT) ka gjasa të jetë ndryshe nga të gjitha testimet që keni bërë gjatë udhës tuaj akademike. GMAT-I është një testim kompjuterik i krijuar për të siguruar një matës me të cilin komitetet e pranimeve në shkollat e biznesit matin aftësinë e kandidatëve të tyre dhe mundësinë për të përparuar në programet MBA. Testi përmban tre sesione dhe rezultatet shënohen ndërmjet 200 dhe 800 pikëve